Zbulohen prapaskena, kush e tradhtoi Vuçiçin nga brenda manastirit?
“The Geopost” duke cituar një burim nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë shkruan se dikush nga Manastiri i Banjskës në Kosovë e ka tradhtuar dje presidentin serb Aleksandar Vuçiç. “Dje dikush e tradhtoi presidentin Vuçiç dhe shërbimet e inteligjencës serbe do ta hetojnë këtë”, tha burimi për “The Geopost”. Sipas tij, Vuçiç është […]
“The Geopost” duke cituar një burim nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë shkruan se dikush nga Manastiri i Banjskës në Kosovë e ka tradhtuar dje presidentin serb Aleksandar Vuçiç.
“Dje dikush e tradhtoi presidentin Vuçiç dhe shërbimet e inteligjencës serbe do ta hetojnë këtë”, tha burimi për “The Geopost”. Sipas tij, Vuçiç është tradhtuar në lidhje me rezistencën në Banjskë.
“Të paktën 6 serbë janë vrarë. Aksioni nuk duhej të përfundonte kështu, me këtë bilanc. Kjo e dëmton shumë Vuçiçin dhe institucionet e Serbisë, serbët e Kosovës dhe pozitën e Serbisë në dialog”, ka thënë burimi nga strukturat e sigurisë serbe.
Dje, më 24 shtator, në fshatin Banjskë, serbët e armatosur kanë vrarë në orët e hershme të mëngjesit policin Afrim Bunjaku. Më pas, njësitet speciale të Policisë së Kosovës neutralizuan terroristët, të cilët ishin strehuar në Manastirin Ortodoks të fshatit. Gjatë aksionit janë vrarë të paktën 4 serbë.
What's Your Reaction?