Zbulohen rrobat dhe biçikleta e 58-vjeçarit afër rezervuarit të Prrenjasit, ngrihen dyshimet e para

Një 58-vjeçar me iniciale Xh.D., i larguar që mëngjesin e djeshëm nga banesa, dyshohet se është vetëmbytur në rezervuarin e Prrenjasit. Këto dyshime i ka ngritur kushëriri i tij, shtetasi me iniciale Y.M., i cili rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm ka njoftuar sallën operative se ai dhe familjarë të tjerë kishin gjetur veshjet […]

Prill 25, 2024 - 11:00
 0
Zbulohen rrobat dhe biçikleta e 58-vjeçarit afër rezervuarit të Prrenjasit, ngrihen dyshimet e para

Një 58-vjeçar me iniciale Xh.D., i larguar që mëngjesin e djeshëm nga banesa, dyshohet se është vetëmbytur në rezervuarin e Prrenjasit.

Këto dyshime i ka ngritur kushëriri i tij, shtetasi me iniciale Y.M., i cili rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm ka njoftuar sallën operative se ai dhe familjarë të tjerë kishin gjetur veshjet dhe biçikletën e 58-vjeçarit në afërsi të rezervuarit.

Menjëherë pas këtij njoftimi, shërbimet policore së bashku me familjarë të tjerë kanë nisur kërkime përgjatë rrjedhës së rezervuarit. Gjithashtu, me qëllim gjetjen e trupit të 58-vjeçarit janë nisur polumbarët e RENEA-s.

Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor vijon punën për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të rastit.


NJOFTIMI I POLICISË:

Prrenjas/Informacion paraprak | Rreth orës 01:00, të mëngjesit të sotëm, shtetasi Y. M. ka njoftuar sallën operative, se dyshonte se kushëriri i tij, shtetasi Xh. D., 58 vjeç, banues në fshatin Katjel, ishte vetëmbytur në rezervuarin e Prrenjasit, pasi në afërsi të rezervuarit, ai dhe familjarë të tjerë kishin gjetur veshjet dhe biçikletën e 58-vjeçarit. Gjithashtu, shtetasi Y. M. ka njoftuar se 58-vjeçari ishte larguar nga banesa, mëngjesin e djeshëm.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë, së bashku me familjarë, kanë nisur kërkimet përgjatë rrjedhës së rezervuarit. Gjithashtu, me qëllim gjetjen e trupit të shtetasit Xh. D., janë nisur polumbarët e RENEA-s.

Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor vijon punën për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të rastit.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.