Zbulohet drogë me vlerë 2 mln euro në Greqi, arrestohet 54-vjeçari

Autoriteti Qendror Portual i Igumenicës ka sekuestruar një sasi të madhe kokaine ditën e sotme. Mediet greke raportojnë se bëhet fjalë për rreth

Prill 15, 2024 - 18:40
 0
Zbulohet drogë me vlerë 2 mln euro në Greqi, arrestohet 54-vjeçari

Autoriteti Qendror Portual i Igumenicës ka sekuestruar një sasi të madhe kokaine ditën e sotme.

Mediet greke raportojnë se bëhet fjalë për rreth 59.5 kg kokainë, e cila u gjet e fshehur në një kamion frigoriferik.

Kokaina u zbulua pasi qeni i stërvitur Vlant, pikasi një ndarje të krijuar posaçërisht në pjesën e përparme të mjetit.

54-vjeçari grek, drejtues i kamionit është arrestuar dhe rasti po hetohet nga autoritetet.

Vlera e drogës së sekuestruar llogaritet në 2 milionë euro./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.