Zbulohet furgoni i mbushur plot me kanabis në Vlorë, disa persona të arrestuar

Policia e Vlorës ka organizuar një operacion antidrogë gjatë mesnatës dhe në orët e para të mëngjesit, në fund të së cilit janë sekuestruar rreth 400 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sativa. Sipas të dhënave paraprake raportohet se lënda narkotike u gjet e fshehur në një furgon, teksa disa persona kanë rënë në pranga, […]

Dhjetor 12, 2023 - 09:36
 0
Zbulohet furgoni i mbushur plot me kanabis në Vlorë, disa persona të arrestuar

Policia e Vlorës ka organizuar një operacion antidrogë gjatë mesnatës dhe në orët e para të mëngjesit, në fund të së cilit janë sekuestruar rreth 400 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sativa.

Sipas të dhënave paraprake raportohet se lënda narkotike u gjet e fshehur në një furgon, teksa disa persona kanë rënë në pranga, emrat e të cilëve nuk bëhen ende me dije.

Droga është gjetur e ndarë në qese, e presuar, e bërë gati për shitje.

Pritet që policia të dalë me njoftim zyrtar.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.