Zbulohet kush do ta prezantojë sezonin e ri të “Për’puthen”! Emri një “big surprizë”

Shumë emra janë diskutuar, shumë vajza të ekranit e kanë dëshiruar të jenë pjesë e programit të dashurisë. Por siç ka ndodhur gjithmonë me këtë program, në momentin e fundit vjen surpriza e madhe.  Dhe kësaj here emri i prezantueses është vërtetë i tillë, një “big surprizë”, sepse nuk u përfol asnjëherë dhe ajo vetë […]

Shtator 5, 2023 - 13:21
 0
Zbulohet kush do ta prezantojë sezonin e ri të “Për’puthen”! Emri një “big surprizë”

Shumë emra janë diskutuar, shumë vajza të ekranit e kanë dëshiruar të jenë pjesë e programit të dashurisë.

Por siç ka ndodhur gjithmonë me këtë program, në momentin e fundit vjen surpriza e madhe.  Dhe kësaj here emri i prezantueses është vërtetë i tillë, një “big surprizë”, sepse nuk u përfol asnjëherë dhe ajo vetë nuk është shprehur, deri më tani, nëse e dëshironte apo kishte ambicien të drejtonte “Për’puthen”, këtë sezon.

Prezantuesja e re është një nga vajzat më të komentuara të showbizit dhe që di gjithmonë si ta marrë vëmendjen e mediave me natyrshmërinë e saj. Jeni gati ta zbulojmë?!

Megi Pojani do të drejtojë sezonin e ri të “Për’puthen” në Top Channel.

E kontaktuar nga Top Channel, moderatorja dhe showgirl-i, konfirmon se ky sezon nën drejtimin e saj do të jetë “zjarr”:

Isha në mes të stërvitjes me forcat speciale dhe u fsheha pas një kaçubeje vetëm për t’ju thënë që lajmi është i vërtetë. I repeat-lajmi është i vërtetë, duhet të shkoj tani. Gotta go! Zbrazni karikatoret e puçjeveeee.”

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.