Zbulohet një “shtëpi bari” pranë Dimalit/ Policia shoqëron 5 persona, detajet e para

Një banesë në të cilën kultivohej kanabis është zbuluar mbrëmjen e sotme në fshatin Pobrat, në ish-komunën Kutalli në Dimal.   Paraprakisht mësohet

Gusht 19, 2023 - 22:53
 0
Zbulohet një “shtëpi bari” pranë Dimalit/ Policia shoqëron 5 persona, detajet e para

Një banesë në të cilën kultivohej kanabis është zbuluar mbrëmjen e sotme në fshatin Pobrat, në ish-komunën Kutalli në Dimal.

 

Paraprakisht mësohet se policia ka shoqëruar deri tani 5 persona, të cilët po merren në pyetje, ndërkohë që priten të tjera shoqërime.

 

Personat e shoqëruar janë nga Fieri dhe Berati, ndërsa njëri prej tyre dyshohet se është pjesë e grupit kriminal që kutivoi kanabis në një karburant në Lushnje, tek “Pushimi i shoferit”.

 

Personat e shoqëruar flinin në një hotel në afërsi të Kalasë në Berat, aty ku edhe u ndaluan nga policia. Deri tani nuk ka asnjë informacion zyrtar nga policia, ndërkohë që nuk dihet as sasia e drogës së sekuestruar.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.