Zbulohet parcelë kanabisi dhe magazinë me armë, arrestohen tre persona në Vlorë

Policia e Vlorës ka zbuluar një parcelë me bimë narkotike dhe një magazinë, ku bima e kultivuar thahej. Blutë e Vlorës njoftojnë se kanë asgjësuar 4930 bimë narkotike kanabis, në fshatin Bishan. Gjithashtu në magazinën pranë parcelës janë gjetur e sekuestruar 198 kilogramë kanabis në proces tharjeje. Po ashtu, janë sekuestruar edhe disa municione luftarake, […]

Tetor 12, 2023 - 09:25
 0
Zbulohet parcelë kanabisi dhe magazinë me armë, arrestohen tre persona në Vlorë

Policia e Vlorës ka zbuluar një parcelë me bimë narkotike dhe një magazinë, ku bima e kultivuar thahej. Blutë e Vlorës njoftojnë se kanë asgjësuar 4930 bimë narkotike kanabis, në fshatin Bishan.

Gjithashtu në magazinën pranë parcelës janë gjetur e sekuestruar 198 kilogramë kanabis në proces tharjeje. Po ashtu, janë sekuestruar edhe disa municione luftarake, 2 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu dhe një sasi fishekësh luftarak, që u gjetën gjatë kontrollit të magazinës.

Si pasojë janë vënë në pranga 3 persona të dyshuar si autorë të kultivimit të lëndës narkotike.

Ndërkohë ndiqet penalisht kryeplaku i fshatit Bishan dhe 3 punonjës policie, pasi dyshohet se shpërdoruan detyrën duke mos përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë për kontrollin e zonës.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.