Zbulohet pas 41 vitesh/ Letra e panjohur e Barack Obamës për ish-in: Unë bëj dashuri me burra çdo ditë

New York Post sjell sot letrën famëkeqe të ish-presidentit Barack Obama që ai i shkroi, sipas historianit David Garrow, ish të dashurës së tij për mendjen e tij “androgjene” në të cilën ai mund “të bëjë dashuri me burra çdo ditë”. Letra u shkrua në nëntor 1982 për Alex McNear. Në qershor të 2023-shit, historiani, […]

Gusht 12, 2023 - 18:47
 0
Zbulohet pas 41 vitesh/ Letra e panjohur e Barack Obamës për ish-in: Unë bëj dashuri me burra çdo ditë

New York Post sjell sot letrën famëkeqe të ish-presidentit Barack Obama që ai i shkroi, sipas historianit David Garrow, ish të dashurës së tij për mendjen e tij “androgjene” në të cilën ai mund “të bëjë dashuri me burra çdo ditë”. Letra u shkrua në nëntor 1982 për Alex McNear.
Në qershor të 2023-shit, historiani, i cili njihet për krijimin e biografisë së gjerë prej 1472 faqesh “Rising Star: The Making of Barack Obama”, zbuloi në një intervistë se ish-presidenti amerikan, në shumë raste, kishte fantazi për takime personale me burra.

Letra e panjohur e Barack Obamës për ish-in: Unë bëj dashuri

“Për sa i përket homoseksualizmit, më duhet të them se mendoj se kjo është një përpjekje për t’u larguar nga e tashmja, një refuzim ndoshta për të përjetësuar farsën e pafund të jetës tokësore. Ju e shihni, unë bëj dashuri me burra çdo ditë, por në imagjinatën time.”, i shkroi një 21-vjeçareje, Barack Obama Alex McNear në nëntor 1982.

Letra e panjohur e Barack Obamës për ish-in: Unë bëj dashuri
“Mendja ime është kryesisht androgjene dhe shpresoj të jem në gjendje të mendoj në termat e ‘njerëzve’ dhe jo me ‘gratë në krahasim me burrat’. Por, duke u kthyer në trupin tim, shoh që jam bërë burrë dhe fizikisht në jetë, zgjedh ta pranoj këtë mundësi.”, shtoi ai.
Alex McNear e cila ishte në lidhje me Obamën kur ai ndoqi Kolegjin Occidental në Los Anxhelos, e publikoi letrën për mediat, të cilën historiani fitues i çmimit Pulitzer e përfshiu në librin e tij.
Letra aktualisht është në pronësi të Universitetit Emory, i cili nuk lejon fotografimin ose marrjen e saj. Megjithatë, miku i historianit Garrow, Harvey Klehr, i shkroi paragrafët me dorë dhe ia dërgoi autorit. Në fakt, Klehr ia ka dhënë letrën edhe New York Post, ndërsa një përfaqësues i ish-presidentit nuk iu përgjigj kërkesës për koment.

Letra e panjohur e Barack Obamës për ish-in: Unë bëj dashuri
Nga ana e tij, historiani David Garrow komentoi se nuk kishte asgjë të pazakontë në mendimet rinore të Obamës. “Unë jam një historian, jo një psikolog, por mendoj se shumica e njerëzve kanë fantazi seksuale!”, theksoi ai.
Barack Obama është baba i dy fëmijëve dhe është i martuar me Michelle që nga viti 1992./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.