Zbulohet pika e falsifikimit të dokumenteve, pranga tre personave në Yzberisht (EMRAT)

Policia e Tiranës ka zbuluar një subjekt (firmë) në Yzberisht ku falsifikoheshin dokumente. Në kuadër të operacionit “Vula” u arrestuan tre persona. Gjithashtu në këtë subjekt kishte mallra të kontrabanduara dhe punonjës të pasiguruar. Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit:Çlirim Bregu, 53 vjeç, banues në Tiranë, bashkëpronar i firmës, i dënuar më parë ndër […]

Prill 16, 2024 - 11:00
 0
Zbulohet pika e falsifikimit të dokumenteve, pranga tre personave në Yzberisht (EMRAT)

Policia e Tiranës ka zbuluar një subjekt (firmë) në Yzberisht ku falsifikoheshin dokumente. Në kuadër të operacionit “Vula” u arrestuan tre persona.

Gjithashtu në këtë subjekt kishte mallra të kontrabanduara dhe punonjës të pasiguruar.

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit:Çlirim Bregu, 53 vjeç, banues në Tiranë, bashkëpronar i firmës, i dënuar më parë ndër të tjera dhe për kontrabandë;

Arben Rushiti, 55 vjeç, banues në Tiranë, punonjës i firmës;

Fatos Shima, 54 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasit Çlirim Bregu dhe Arben Rushit, nëpërmjet vulave false të institucioneve të ndryshme shtetërore brenda dhe jashtë Shqipërisë, iu siguronin dokumente (leje qarkullimi, libreza, deklarata noteriale, dokumente shkollore dhe dëshmi të aftësive profesionale) shtetasve të ndryshëm. Ndërkaq, shtetasi Fatos Shima u kap në flagrancë duke marrë një certifikatë pronësie, të dyshuar të falsifikuar.

Në ambientet e subjektit privat u gjetën 210 shishe me verë, të dyshuara të kontrabanduara, si dhe u konstatua se ishin punësuar shtetas, pa u siguruar.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.