Zbulohet portali gjobëvënës i zyrtarit të AMP, ja emrat e krerëve të Policisë që sulmonte

Shqipnews.info ishte portali që ishte hapur nga shefi i Sektorit në AMP Kushtrim Selimi me zyrtaren tjetër të AMP Regina Omeri dhe gazetarin Ervis Hasanaga. Ata kishin arritur që të publikonin shkrime për drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupi, Florjan Sulejmani etj me qëllim denigrimin e tyre në […]

Maj 30, 2024 - 11:45
 0
Zbulohet portali gjobëvënës i zyrtarit të AMP, ja emrat e krerëve të Policisë që sulmonte

Shqipnews.info ishte portali që ishte hapur nga shefi i Sektorit në AMP Kushtrim Selimi me zyrtaren tjetër të AMP Regina Omeri dhe gazetarin Ervis Hasanaga.

Ata kishin arritur që të publikonin shkrime për drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupi, Florjan Sulejmani etj me qëllim denigrimin e tyre në publik përmes lajmeve të rreme.

Qëllimi i Selimit ishte që përmes presionit të emërohej drejtor.

Në celularët e të arrestuarve janë gjetur dhe mesazhe komunikimi me persona të tjerë me qëllim për t’i vendosur gjoba. Denoncimi është bërë nga disa persona dhe drejtues policie të prekur nga këto shkrime.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.