Zbulohet rezidenca e Anglisë në “Euro 2024”. Qëndrimi në një resort golfi do t’i kushtojë 1 mln Paund

Përfaqësuesja e Anglisë do të qëndrojë në një resort luksoz gjatë pjesëmarrjes së saj në Euro 2024 që do të zhvillohet nga 14 Qershori deri më 14 Korrik në Gjermani. Weimarer Land Golf and Spa ndodhet pranë qytetit Blankenhain dhe do t’i kushtojë Federatës Angleze të Futbollit rreth 1 milion Paund shkruan gazeta “Daily Star”. […]

Prill 7, 2024 - 17:50
 0
Zbulohet rezidenca e Anglisë në “Euro 2024”. Qëndrimi në një resort golfi do t’i kushtojë 1 mln Paund

Përfaqësuesja e Anglisë do të qëndrojë në një resort luksoz gjatë pjesëmarrjes së saj në Euro 2024 që do të zhvillohet nga 14 Qershori deri më 14 Korrik në Gjermani.

Weimarer Land Golf and Spa ndodhet pranë qytetit Blankenhain dhe do t’i kushtojë Federatës Angleze të Futbollit rreth 1 milion Paund shkruan gazeta “Daily Star”.

Ky resort ku zakonisht shkohet për të luajtur golf ka në dispozicion edhe pishina, palestër, saunë, ndërsa fusha që do të përdoret për stërvitje ndodhet në mes të pyllit.

Hoteli ka robotë që mbledhin pjatat pas ngrëmies, ndërsa kërkesat lojtarët do të kenë mundësinë t’i bëjnë me tabletë. Menuja është ndërtuar nga shefa kuzhine me yje Michelin.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.