Zbulohet shkaku i shpërthimit në Lushnjë/ Hetuesit përjashtojnë pistën e kontaktit me tensionin e lartë

Hetuesit kanë përjashtuar pistën e hetimit që shpërthimi më Lushnjë të ketë ardhur si pasojë e tensionit të lartë. Nga hetimet paraprake, burime bëjnë me dije se ekspertët dyshojnë se shkak është bërë njëra nga 2 bombolat që po transportoheshin për të punuar nga babë e bir. Janë 2 bombola, njëra me oksigjen dhe tjetra […]

Mars 2, 2024 - 13:45
 0
Zbulohet shkaku i shpërthimit në Lushnjë/ Hetuesit përjashtojnë pistën e kontaktit me tensionin e lartë

Hetuesit kanë përjashtuar pistën e hetimit që shpërthimi më Lushnjë të ketë ardhur si pasojë e tensionit të lartë. Nga hetimet paraprake, burime bëjnë me dije se ekspertët dyshojnë se shkak është bërë njëra nga 2 bombolat që po transportoheshin për të punuar nga babë e bir.

Janë 2 bombola, njëra me oksigjen dhe tjetra me gaz argon, të cilat në kombinim të të dyjave përdoren për prerje dhe saldime në konstrukte metalike. Gjithsesi, pista po hetohet dhe vetëm në vijim do të dilet në përfundime konkrete, informon gazetari i Report Tv Sokol Dema.

Për bombolën që ka shpërthyer do të verifikohet nëse ka qenë jashtë standardeve të sigurisë dhe që një keqfunksionim i saj ka sjell tragjedinë, apo ka qenë gabim njerëzor i vinçierit gjatë kohës që po e transportonte.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.