Zbulohet shkaku zyrtar i vdekjes së nipit të Robert De Niro!

Siç dyshohej, autoritetet e qytetit të New York-ut kanë zbuluar se Leandro De Niro vdiq nga një mbidozë aksidentale e drogës. Leandro, i cili ishte 19 vjeç kishte në sistemin e tij një kombinim vdekjeprurës drogash duke përfshirë fentanil. Kryeekzaminuesi mjekësor që punoi në këtë rast konfirmoi se De Niro Rodriguez vdiq për shkak të […]

Gusht 9, 2023 - 22:30
 0
Zbulohet shkaku zyrtar i vdekjes së nipit të Robert De Niro!

Siç dyshohej, autoritetet e qytetit të New York-ut kanë zbuluar se Leandro De Niro vdiq nga një mbidozë aksidentale e drogës.

Leandro, i cili ishte 19 vjeç kishte në sistemin e tij një kombinim vdekjeprurës drogash duke përfshirë fentanil.

Kryeekzaminuesi mjekësor që punoi në këtë rast konfirmoi se De Niro Rodriguez vdiq për shkak të efekteve të një kombinimi vdekjeprurës nga marrja e fentanilit, bromazolamit, alprazolamit, ketaminës dhe kokainës. Leandro u gjet i vdekur në një apartament në New York nga një prej miqve të tij muajin e kaluar pasi u zhduk për disa ditë.

I ndjeri ishte djali i Drena de Niro dhe nipi i aktorit të famshëm Robert de Niro.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.