Zelenski ngre në qiell Edi Ramën: I tregove botës, si duhet të trajtohet Rusia!

Presidenti i Ukrainës, Volodim Zelenski, nuk ka vonuar të bëjë komentet e para të mbledhjes dramatike të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila është kthyer në një gjyq global kundër Rusisë. Kjo seancë po drejtohet nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili ka pasur një përplasje me diplomatin rus në OKB. Zelensky, në […]

Shtator 20, 2023 - 19:35
 0
Zelenski ngre në qiell Edi Ramën: I tregove botës, si duhet të trajtohet Rusia!

Presidenti i Ukrainës, Volodim Zelenski, nuk ka vonuar të bëjë komentet e para të mbledhjes dramatike të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila është kthyer në një gjyq global kundër Rusisë. Kjo seancë po drejtohet nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili ka pasur një përplasje me diplomatin rus në OKB.

Zelensky, në një postim në faqen e tij në rrjetin X(twitter), shkruan: “I dashur Edi Rama, sot në KS të OKB-së ju i treguat botës se si ta trajtojë saktë Rusinë, gënjeshtrat dhe hipokrizinë e saj. Ju falënderoj që e drejtoni Presidencën në një mënyrë kaq parimore”. Këtë e shoqëron edhe me videon përkatëse.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.