Zelensky falenderon SHBA-në për ndihmën: Do të plotësojmë nevojat më urgjente

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky falënderoi sot SHBA-në për lëshimin e një kësti të ri të ndihmës ushtarake, duke i kërkuar Uashingtonit – aleatit

Dhjetor 28, 2023 - 17:43
 0
Zelensky falenderon SHBA-në për ndihmën: Do të plotësojmë nevojat më urgjente

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky falënderoi sot SHBA-në për lëshimin e një kësti të ri të ndihmës ushtarake, duke i kërkuar Uashingtonit – aleatit të çmuar të Kievit në luftën kundër agresionit rus – të vazhdojë dhënien e kësaj ndihme “të rëndësishme”, e ardhmja e së cilës është në dyshim gjithnjë e më e pasigurt.

Qeveria amerikane njoftoi të mërkurën lëshimin e ndihmës ushtarake në vlerë prej 250 milionë dollarësh për Ukrainën, praktikisht paketa e fundit e tillë me fondet ekzistuese, në pritje të votimit në Kongresin amerikan për miratimin e të rejave.

Sipas njoftimit të Departamentit të Shtetit, artikujt që përmban paketa përfshijnë municione për sistemet e mbrojtjes kundërajrore, elementë artilerie, antitank etj. Negociatat midis republikanëve dhe demokratëve për financimin e ri prej 61 miliardë dollarësh, për të cilin po insistojnë administrata e presidentit amerikan Joe Biden dhe ajo e homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelensky, do të vazhdojnë në fillim të janarit.

“Faleminderit Presidentit Joe Biden, Kongresit dhe popullit amerikan”, tha presidenti ukrainas në një postim në X, duke vënë në dukje se kjo ndihmë do të mbulojë nevojat më urgjente të Ukrainës. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.