Zelensky i bën thirrje Biden të marrë pjesë në samitin e paqes për Ukrainën

Tre javë përpara një samiti për paqen në Ukrainë, Presidenti Volodymyr Zelensky i kërkoi homologut të tij amerikan Joe Biden të mos e

Maj 28, 2024 - 15:00
 0
Zelensky i bën thirrje Biden të marrë pjesë në samitin e paqes për Ukrainën
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky me presidentin amerikan Joe Biden

Tre javë përpara një samiti për paqen në Ukrainë, Presidenti Volodymyr Zelensky i kërkoi homologut të tij amerikan Joe Biden të mos e humbiste atë takim, me rastin e një vizite në Belgjikë ku mori premtime për mbështetje të shtuar në luftën me Rusinë.

“Mungesa e tij do të ishte si duartrokitja e Putinit”, tha presidenti ukrainas për Biden, ndërsa Uashingtoni nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen e këtij të fundit në samitin që do të mbahet më 15 dhe 16 qershor në Zvicër.

Rreth 90 vende kanë konfirmuar tashmë pjesëmarrjen e tyre.

Në të njëjtën kohë, Kremlini e quajti absurde dhe të kotë mbajtjen e këtij samiti pa pjesëmarrjen ruse.

“Kjo konferencë është, sipas mendimit tonë, krejtësisht e kotë në drejtim të kërkimit të një zgjidhjeje për konfliktin që përfshin Ukrainën”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në një intervistë për transmetuesin publik rus RT.

Me rastin e një vizite të shkurtër në Bruksel, mes një vizite të djeshme, të hënën, në Madrid dhe një vizite të kësaj pasdite në Lisbonë, Zelensky nënshkroi me një marrëveshje bashkëpunimi dypalëshe që përfshin dërgimin nga Belgjika 30 avionë luftarakë F-16 deri në vitin 2028. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.