Zelensky kërkon samit për paqen, presidenti i Ukrainës kërkon që SHBA dhe Kina të bëhen pjesë e takimit

Presidenti Ukrainas, Volodymir Zelensky ka kërkuar që president i SHBA Joe Biden dhe lideri kinez Xi Jinping ti bashkohen samitit për paqe që

Maj 26, 2024 - 13:00
 0
Zelensky kërkon samit për paqen, presidenti i Ukrainës kërkon që SHBA dhe Kina të bëhen pjesë e takimit

Presidenti Ukrainas, Volodymir Zelensky ka kërkuar që president i SHBA Joe Biden dhe lideri kinez Xi Jinping ti bashkohen samitit për paqe që Ukraina dhe Zvicra do të organizojnë në muajin qershor.

Një një video të regjistruar në rrënojat e një sulmi, në gjuhën angleze, zelensky thotë se ky samit do të tregojë se kush në të vërtetë dëshiron paqe.

“Unë u bëj thirrje liderëve të botës që janë ende të cilët ende qëndrojnë për paqe globale, presidentit Biden dhe presidentit xi. Ju lutem, tregoni lidershipin tuaj në avancimin e paqes. Paqe e vërtetë, jo vetëm një pauzë mes goditjeve”, tha Zelensky.

Reagimi i Zelesnkyt vjen vetëm dy ditë pas informacioneve se Rusia është e gatshme për armëpushim.

“A dëshiron Rusia një dialog? Ukraina ka përvojën më të madhe në botë të gënjeshtrave nga Rusia gjatë negociatave. Dhe pikërisht për këtë nevojiten përpjekjet globale. Samiti Global i Paqes i liderëve që Rusia nuk do të jetë në gjendje t’i mashtrojë”, tha Zelensky.

Rusia në muajt e fundit ka fituar gradualisht terren përgjatë disa pjesëve të frontit lindor dhe po përpiqet të shtyjë më thellë në rajonin verilindor./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.