Zero përfitim nga rënia e euros. Importuesit po i blejnë më lirë produktet, por po i shesin më shtrenjtë

Importuesit po blejnë më lirë nga jashtë si pasojë e zhvlerësimit të euros, por gjithsesi po i shesin produktet më shtrenjtë në tregjet e vendit. E konfirmojnë edhe shifrat nga Instituti i Statistikave. Nëse harkun e muajve janar-gusht të vitit 2022 një kilogram drithë importohej mesatarisht për 46,4 lekë, tani po importohet për 37,6 lekë. […]

Tetor 10, 2023 - 11:30
 0
Zero përfitim nga rënia e euros. Importuesit po i blejnë më lirë produktet, por po i shesin më shtrenjtë

Importuesit po blejnë më lirë nga jashtë si pasojë e zhvlerësimit të euros, por gjithsesi po i shesin produktet më shtrenjtë në tregjet e vendit. E konfirmojnë edhe shifrat nga Instituti i Statistikave.

Nëse harkun e muajve janar-gusht të vitit 2022 një kilogram drithë importohej mesatarisht për 46,4 lekë, tani po importohet për 37,6 lekë. Pra, vlera e drithit të importuar ka rënë me 19%, por kjo nuk është reflektuar te çmimi i bukës apo nënprodukteve të tjera.

Edison Zaçaj, pedagog ekonomie, tha për A2 CNN: “Duket sikur importuesit janë fokusuar te fitimi i momentit, pa reflektuar luhatjet e kursit të këmbimit. Marzhet e tyre të fitimit janë rritur, ndërsa nuk përjashtohen edhe rastet e spekulimit nga ana e tyre”.

E njëjta sjellje vihet re edhe tek importuesit e frutave dhe perimeve. Nëse një vit më parë, një kilogram zarzavate blihej nga jashtë për mesatarisht 72,5 lekë, këtë vit po kushton 64 lekë. Pra, ndonëse çmimi në import ka rënë me gati 12%, frutat dhe perimet në tregjet e vendit po kushtojnë më shumë.

“Do të duhet ndërhyrje nga qeveria. Edhe pse Bordi i Karburanteve nuk është shembulli më i mirë për t’u marrë, gjithsesi shërbeu si mjet kontrolli për të frenuar disi abuzimet. Kështu duhet vepruar edhe me importuesit”, shton Zaçaj.

Mishi dhe nënproduktet e tij, bashkë me bulmetin e vezët, janë të tjera ushqime që janë shtrenjtuar këtë vit, ndonëse çmimet e tyre në import kanë rënë. Nga 172,2 lekë mesatarisht në harkun e muajve janar-gusht 2022 që kushtonte mishi dhe të brendshmet e tjera të importuara, këtë vit produktet po importohen për vetëm 169,5 lekë.

Po ashtu, edhe bulmeti me vezët importoheshin vjet mesatarisht për 218,6 lekë për njësi, ndërsa këtë vit po sillen në vend me një kosto mesatare prej 191,9 lekësh.

Megjithatë, në dyqanet e lagjeve, supermarkete e tregje, produktet që vijnë nga jashtë, tashmë me kosto më të ulët, gjithsesi po blihen më shtrenjtë nga shqiptarët.

A2News /a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.