Zëvendësimi i Bardhit me Açkën, Berisha vijon akuzat: Skenar i hartuar në zyrat e Ramës!

I ftuar në “Debat” nga Alba Alishani në A2 CNN, Sali Berisha, kreu i Rithemelimit foli mbi vendimet më të fundit të kreut të PD zyrtare, Lulzim Bashës, i cili zëvendësoi Gazment Bardhin me Flutura Açkën. Sipas Berishës, ky është një akt i diktuar nga kryeministri Rama, ndërsa Bashën e konsideroi thjesht si një peng […]

Shtator 14, 2023 - 21:45
 0
Zëvendësimi i Bardhit me Açkën, Berisha vijon akuzat: Skenar i hartuar në zyrat e Ramës!

I ftuar në “Debat” nga Alba Alishani në A2 CNN, Sali Berisha, kreu i Rithemelimit foli mbi vendimet më të fundit të kreut të PD zyrtare, Lulzim Bashës, i cili zëvendësoi Gazment Bardhin me Flutura Açkën.

Sipas Berishës, ky është një akt i diktuar nga kryeministri Rama, ndërsa Bashën e konsideroi thjesht si një peng që zbaton skenarët, që sipas tij, hartohen në zyrat e Kryeministrit.

“Është gjithçka një akt i diktuar nga Edi Rama në shkelje flagrante të ligjeve të Parlamentit dhe Lulzim Brava është thjesht një peng që zbaton skenarët, të cilat hartohen në zyrat e Ramës.

Parlamenti ka një rregullore dhe ajo është ligji i funksionimit të institucionit që voton ligje. Ajo rregullore përcakton si kristali se kreu i Grupit Parlamentar zgjidhet me votat e anëtarëve të grupit parlamentar.

Kështu që me asnjë akt përveçse me votimin e deputetëve të PD nuk mund të zëvendësohet kreu i Grupit Parlamentar.”, u shpreh për A2 CNN, Sali Berisha.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.