Zgjedhjet e pjesshme në Kukës, Berisha “i falet” Metës për të marrë pjesë në garë

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka dorëzuar në KQZ kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet e pjesshme të 24 Shatorit, që do të mbahen për Bashkinë e Kukësit. Dyshja “Meta-Berisha” në këto zgjedhje do të garojnë me Emri Vatën, kandidat që fitoi primaret në Partinë Demokratike. Ndërkohë, Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve rrëzoi grupimin e Berishës, duke […]

Shtator 7, 2023 - 16:58
 0
Zgjedhjet e pjesshme në Kukës, Berisha “i falet” Metës për të marrë pjesë në garë

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka dorëzuar në KQZ kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet e pjesshme të 24 Shatorit, që do të mbahen për Bashkinë e Kukësit.

Dyshja “Meta-Berisha” në këto zgjedhje do të garojnë me Emri Vatën, kandidat që fitoi primaret në Partinë Demokratike.

Ndërkohë, Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve rrëzoi grupimin e Berishës, duke regjistruar PD-në e Lulzim Bashës në zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë së Kukësit.

E teksa Lulzim Basha ende nuk e ka zyrtarizuar kandidatin, socialistët në këtë përballje elektorale do të garojnë me Albert Halilajn.

Zgjedhjet e pjesshme në Kukës do të rimbahen vetëm për kreun e Bashkise dhe jo për Këshillin Bashkiak, pas arrestimit të Safet Gjicit, i cili u përfshi në zyrën e tij në një video-skandal erotik me shtetasen Alma K.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.