Zgjedhjet lokale në Preshevë dhe Bujanoc, dalin rezultatet paraprake
Në bazë të rezultateve preliminare të zgjedhjeve lokale, Partia për Veprim Demokratik është fituese në Preshevë. Partia me kandidate për kryetare Ardita Sinanin mori 4080 vota, ose 11 këshilltarë në Kuvendin Komunal. Si e dyta ka dalë Partia Demokratike Shqiptare, me 3093 vota e kandidatit Ragmi Mustafa, ose 8 këshilltarë. Zgjedhjet lokale në Preshevë dhe […]
Në bazë të rezultateve preliminare të zgjedhjeve lokale, Partia për Veprim Demokratik është fituese në Preshevë. Partia me kandidate për kryetare Ardita Sinanin mori 4080 vota, ose 11 këshilltarë në Kuvendin Komunal.
Si e dyta ka dalë Partia Demokratike Shqiptare, me 3093 vota e kandidatit Ragmi Mustafa, ose 8 këshilltarë.
Zgjedhjet lokale në Preshevë dhe Bujanoc, dalin rezultatet paraprake
Alternativa për Ndryshim e ish-kryetarit të Preshevës, Shqiprim Arifi, ka marrë vetëm 2856 vota, ose 8 këshilltarë, një rënie prej mbi 3 mijë votash në krahasim me zgjedhjet e kaluara.
Lëvizja për Reforma ka marrë 2140 vota, ose 6 këshilltarë, ndërsa Aleanca për Luginën mori vetëm 1154 vota, ose 3 këshilltarë.
Unioni Demokratik Shqiptar do të ketë një ulëse në Kuvendin Komunal të Preshevës, pasi mori vetëm 566 vota.
Ndërsa partitë serbe, të cilët garuan në një listë të përbashkët, në bazë të rezultateve preliminare do të kenë vetëm një ulëse.
Garë më e ngushtë ka qenë në komunën e Bujanocit dhe të dielën në mbrëmje kanë festuar si Fronti për Ndryshim ashtu edhe Lëvizja e Progresit Demokratik.
Por, në bazë të rezultateve preliminare, Fronti për Ndryshim me kandidat për kryetar Arbër Pajazitin, në të cilin kandiduan në një listë të përbashkët Alternativa për Ndryshim, Lëvizja për Bujanocin dhe Unioni Demokratik Shqiptar ka dalë e para, me 3371 vota.
Në vendin e dytë është radhitur Lëvizja e Progresit Demokratik me kandidat për kryetar Shqiprim Musliun, me 3083 vota.
Koalicioni rreth Partisë Progresiste të Presidentit Aleksandër Vuçiç ka grumbulluar 3000 vota, duke u konfirmuar si forcë e tretë.
Partia Demokratike e kryetarit aktual të Bujanocit, Nagip Arifi, ka marrë 2379 vota.
Lista e kandidatit të pavarur serb, Dejan Stojanoviç, mori 2100 vota.
Rezultat zhgënjyes ishte ai i Partisë për Veprim Demokratik me kandidat për kryetar Ragmi Mustafin, i cili u radhit i gjashti, me 2038 vota.
Koalicioni i partive rome siguroi 1100 vota, ndërsa koalicioni i partive rreth kandidatit Sasha Arsiç mori 650 vota.
Në Bujanoc, partitë kanë kontestuar rezultatet në disa qendra votimi dhe pritet që në disa prej tyre të ketë edhe rivotim, edhe pse kjo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Komisioni Komunal Zgjedhor.
/a.r
What's Your Reaction?