Zgjedhjet lokale në Preshevë dhe Bujanoc, ministri Hasani fton shqiptarët të marrin pjesë në votim

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani ka reaguar për zgjedhjet që do të mbahen nesër në Luginën e Preshevës, konkretisht

Qeshor 1, 2024 - 16:05
 0
Zgjedhjet lokale në Preshevë dhe Bujanoc, ministri Hasani fton shqiptarët të marrin pjesë në votim

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani ka reaguar për zgjedhjet që do të mbahen nesër në Luginën e Preshevës, konkretisht për këshillat komunalë të Bujanocit dhe Preshevës.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Hasani përshëndet pjesëmarrjen e partive shqiptare dhe ka thënë se uron që numri i votuesve të jetë sa më i lartë.

Ndër të tjera shprehet se vetëm me pjesëmarrje shprehet vullneti politik.

“Nesër në Serbi votohet për këshillat komunalë të Bujanocit e Preshevës. Përshëndes pjesëmarrjen e partive shqiptare në zgjedhje dhe uroj që numri i votuesve të jetë sa më i lartë.

Vetëm me pjesëmarrje shprehet vullneti politik qytetar dhe ndërtohet e ardhmja që dëshirojmë.

Së bashku për demokracinë dhe integrimin e përbashkët europian. Suksese!”, shkruan ministri Igli Hasani./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.