Zgjedhjet në Rusi/ Bombardohet qendra zgjedhore në Kherson, zjarre dhe kokteje molotov në Moskë dhe Shën Petersburg

Një qendër votimi u bombardua nga forcat ukrainase në pjesën e kontrolluar nga Rusia të provincës Kherson të Ukrainës, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS, duke cituar

Mars 15, 2024 - 16:55
 0
Zgjedhjet në Rusi/ Bombardohet qendra zgjedhore në Kherson, zjarre dhe kokteje molotov në Moskë dhe Shën Petersburg

Një qendër votimi u bombardua nga forcat ukrainase në pjesën e kontrolluar nga Rusia të provincës Kherson të Ukrainës, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS, duke cituar një zyrtar të zgjedhjeve lokale të emëruar nga Moska.

Ndërkohë, një grua i vuri flakën ekranit të një qendre votimi në Moskë në ditën e parë të zgjedhjeve presidenciale ruse, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve Ria Novosti.

“Komisioni zgjedhor i Moskës i tha Ria Novosti-t se procedurat (në qendrën e votimit) vazhduan normalisht pas incidentit.”

Videoja e transmetuar nga media e pavarur SOTAVision tregon arrestimin e një të dyshuari pas shuarjes së zjarrit në një qendër votimi.

Në një tjetër incident, sipas gazetës Fontanka, një koktej molotov u hodh në një qendër votimi në Shën Petersburg.

Sot është dita e parë e zgjedhjeve presidenciale në Rusi. Zgjedhjet do të zgjasin deri të dielën dhe do të mbahen gjithashtu në territoret e pushtuara nga Rusia të Ukrainës apo edhe në Transnistria, territori separatist pro-rus i Moldavisë./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.