Zgjedhjet në Serbi, Hoxha: Regjim autokrat, Vuçiç dhe Putin duan të destabilizojnë rajonin, BE të reagojë ashpër

Analisti Ylli Hoxha në një intervistë për Vizion Plus me gazetarin, Aleksandër Furxhiu komentoi situatën në rajon, duke u ndalur në zgjedhjet e

Dhjetor 19, 2023 - 19:36
 0
Zgjedhjet në Serbi, Hoxha: Regjim autokrat, Vuçiç dhe Putin duan të destabilizojnë rajonin, BE të reagojë ashpër

Analisti Ylli Hoxha në një intervistë për Vizion Plus me gazetarin, Aleksandër Furxhiu komentoi situatën në rajon, duke u ndalur në zgjedhjet e mbajtura në Serbi.

Si u përcollën këto zgjedhje në Kosovë dhe si u komentua rikonfirmimi i Aleksandër Vuçiç?

“Në Kosovë i vetmi ndryshim ka qenë se serbët më herët, para 2 palë zgjedhjeve merrnin pjesë duke votuar, pra vetëvotuar në zgjedhjet e Kosovës, këtë herë janë detyruar të shkojnë në Serbi për të marrë pjesë në zgjedhje dhe ky është një progres që ne e kemi vërejtur, përndryshe nuk kemi pasur asnjë iluzion se rezultatet do të jenë këto”, tha ai duke nënvizuar se Serbia kontrollohet nga presidenti Vuçiç. “Ajo që është e qartë për qytetarët uroj të bëhet e qartë për Perëndimin, i cili ka pasur një qasje disi të lehtë për këtë dukuri autokratike të përshfaqur në Serbi e rajon”, shtoi ai duke theksuar se Serbia nuk është gati të jetë pjesë si anëtare e BE.

BE nuk vonoi por reagoi duke vënë gishtin te cilësia e zgjedhjeve, duke kërkuar përmirësim të procesit zgjedhor. Nga ana tjetër, urimet e para erdhën nga Moska, çfarë duhet të presin shqiptarët?

“Asnjë ndryshim”, tha ai. “Perëndimi frikësohet se me veprimet e veta do ta çojë Vuçiç nga Rusia dhe Kina, duke mos e parë se është tanimë këmbëkryq, Vuçiç qëmoti është pjesë e një startegjie ruse-kineze karshi rajonit të sabotimit të perëndimit. Ekziston një bindje deluzive në BE dhe nuk duan ta shohin këtë situatë edhe karshi Kosovës edhe karshi situatave të tjera”, shtoi ai duke kërkuar që BE të marrë masa për këtë situatë autokratike në Serbi që ndikon dhe rajonin. “Nuk mund të presim që Serbia me këtë mendësi të jetë anëtare demokratike në BE. Ajo që do të donim të shihnim do të ishte një vendimmarrje më këmbëngulëse”, theksoi ai duke shtuar se Gjermania ishte më e rreptë.

Dialogu mbetet i ngrirë që nga sulmi terrosit në Banjskë, me gjithë përpjekejet e BE, çfarë mund të pritet në vijim?

“Këto zgjedhje kanë qenë metodë e sofistikuar e sabotimit të procesit. Vuçiç nuk do të ecin para në marrëveshjen franko-gjermane. Do të zvarrisë procesin deri në zgjedhjet e BE që pritet të mbahen në qershor e mundësisht deri në zgjedhjet në SHBA, duke pritur ardhjen potenciale të presidentit Trump”, theksoi ai./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.