Zgjedhjet në veri të Kosovës, pjesëmarrje shumë e ulët. Në Zveçan asnjë votues

Zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës vijojnë, teksa interesi i qytetarëve për të votuar duket i ulët. Sipas Kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, deri në orën 11:00 kanë votuar vetëm 85 persona. Përkatësisht, pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë 46 votues në Leposaviq, 7 në Zubin Potok, 32 në Mitrovicë e […]

Prill 21, 2024 - 15:50
 0
Zgjedhjet në veri të Kosovës, pjesëmarrje shumë e ulët. Në Zveçan asnjë votues

Zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës vijojnë, teksa interesi i qytetarëve për të votuar duket i ulët. Sipas Kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, deri në orën 11:00 kanë votuar vetëm 85 persona.

Përkatësisht, pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë 46 votues në Leposaviq, 7 në Zubin Potok, 32 në Mitrovicë e Veriut, ndërsa në Zveçan nuk ka votuar ende asnjë qytetar.

Qendrat e votimit janë hapur që në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën19:00.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje serbëve në veri që të dalin të votojnë, ndërsa Lista Serbë e ka bojkotuar pjesëmarrjen në zgjedhjet.

Pas tensioneve në veri, qeveria e Kosovës pranoi që të bëhej zëvendësimi i kryetarëve aktual sipas ligjit, ku kryetari konsiderohet i shkarkuar vetëm nëse merre 50 %, plus një votë, nga lista e votuesve të votojnë për shkarkimin e kryetarit të komunës përkatëse. Në të kundërt zgjedhjet rezultojnë të pasuksesshme.

Rezultati më pas i dërgohet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka një afat ligjor prej 30 deri në 45 ditë për të shpallur zgjedhje të parakohshme në veri të vendit.

Zgjedhjet e reja në veri u kërkuan nga SHBA dhe BE në mënyrë që situata t’i kthehej normalitetit dhe serbët, që përbëjnë shumicën e popullsisë në këto zona të jenë të përfaqësuar.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.