Zgjedhjet për në PE, kryeministri polak bën thirrjen e fortë: Dilni të votoni, nëse nuk doni të rrezikoni nga lufta

Kryeministri i Polonisë Donald Tusk ka bërë një paralajmërim të fortë, pak para zgjedhjeve për Parlamentin Europian. Në një deklaratë, ai u ka

Qeshor 4, 2024 - 16:50
 0
Zgjedhjet për në PE, kryeministri polak bën thirrjen e fortë: Dilni të votoni, nëse nuk doni të rrezikoni nga lufta

Kryeministri i Polonisë Donald Tusk ka bërë një paralajmërim të fortë, pak para zgjedhjeve për Parlamentin Europian.

Në një deklaratë, ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të shkojë dhe të votojnë, nëse nuk duan që të rrezikojnë nga një luftë tjetër.

Siguria e botës në tërrësi dhe agresioni rus në veçanti ishte një nga temat kryesore që u diksutua nga qeveria polake, Koalicioni Qytetar i Tusk thekson se BE-ja duhet të qëndrojë e palëkundur dhe e bashkuar kundër rrezikut nga Moska.

Ai po i kërkon popullit polak që të dalë dhe të votojë, për të mbrojtur veten.

Mesazhi prek shqetësimet reale në mesin e elektoratit të vendit, pasi shumë polakë janë instinktivisht të kujdesshëm ndaj fqinjit të tyre gjigant për arsye historie dhe gjeografike.

Për më shumë se 230 km, Polonia veriore përballet me Kaliningradin, enklavën ruse shumë të militarizuar./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.