Zgjedhjet për Parlamentin Europian, arrestohet kandidati për deputet në Greqi

Organet greke të Rendit kanë arrestuar jashtë qendrës zgjedhore të zonës malore Myrtiski, në Rodhopi të Greqisë lindore, një kandidat për deputet për Parlamentin Evropian të partisë minoritare Partia e Barazisë, Paqes dhe Miqësisë (KIEF/DEB). Shkak janë bërë fletët e votimi të shënuara me emrin e tij të cilat ai ua ka shpërndarë zgjedhësve që […]

Qeshor 9, 2024 - 18:40
 0
Zgjedhjet për Parlamentin Europian, arrestohet kandidati për deputet në Greqi

Organet greke të Rendit kanë arrestuar jashtë qendrës zgjedhore të zonës malore Myrtiski, në Rodhopi të Greqisë lindore, një kandidat për deputet për Parlamentin Evropian të partisë minoritare Partia e Barazisë, Paqes dhe Miqësisë (KIEF/DEB).

Shkak janë bërë fletët e votimi të shënuara me emrin e tij të cilat ai ua ka shpërndarë zgjedhësve që i janë afruar qendrës së votimit për të ushtruar të drejtën e tyre demokratike.

Aktualisht nuk dihet se sa fletë votimi ka arritur të shpërndajë para se të arrestohej nga autoritetet. Bëhet fjalë për zonën ku banojnë muslimanët e Trakës, ndërsa ende nuk jepet emri i tij.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.