Zgjedhjet, presidenti bullgar: Së shpejti do ta mësojmë nëse RMV do të shkojë në Europë

Presidenti bullgar, Rumen Radev sot deklaroi se së shpejti do të bëhet e qartë nëse presdienti i ri dhe partia që fitoi me dallim të dukshëm në zgjedhjet në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të punojnë për perspektivën evropiane të vendit apo do të shkojnë në drejtim tjetër. Radev deklartat i bëri pasi, së bashku […]

Maj 9, 2024 - 13:15
 0
Zgjedhjet, presidenti bullgar: Së shpejti do ta mësojmë nëse RMV do të shkojë në Europë

Presidenti bullgar, Rumen Radev sot deklaroi se së shpejti do të bëhet e qartë nëse presdienti i ri dhe partia që fitoi me dallim të dukshëm në zgjedhjet në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të punojnë për perspektivën evropiane të vendit apo do të shkojnë në drejtim tjetër.

Radev deklartat i bëri pasi, së bashku me nënpresidenten bullgare, Ilijana Jotova vendosën lule para përmendores së ushtarit të panjohur me rastin e 9 majit.

“Shumë shpejtë do të bëhet e ditur nëse ai vend dëshiron të shkojë drejt Evropës. Qëndrimi im lidhur me Republikën e Maqedonisë së Veriut çdoherë ka qenë i hapur dhe konzistent, siç ishte me presidentët Gjorge Ivanov dhe Stevo Pendarovski, ashtu do të jetë edhe me Gordana Siljanovska Davkovën”, deklaroi Radev.

Presidenti bullgar tha se çdoherë e ka mbështetur integrimin evropian të RMV-së, “por me respektim të parimeve të fqinjësisë së mirë dhe posaçërisht kriteret të Kopenhagës për anëtarësim”.

Sipas tij, kjo do të thotë “ndryshim i Kushtetutës dhe respektim të të drejtave të bullgarëve maqedonas.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.