“Zgjedhjet serbe në Kosovë”/ Qeveria hedh poshtë kërkesen e Beogradit për të mbledhur votat

Prishtina zyrtare hodhi poshtë kërkesën që autoritetet serbe i drejtuan OSBE-së dhe jo qeverisë së Kosovës , që të përfshihet në mbledhjen e

Nëntor 25, 2023 - 15:12
 0
“Zgjedhjet serbe në Kosovë”/ Qeveria hedh poshtë kërkesen e Beogradit për të mbledhur votat

Prishtina zyrtare hodhi poshtë kërkesën që autoritetet serbe i drejtuan OSBE-së dhe jo qeverisë së Kosovës , që të përfshihet në mbledhjen e votave të serbëve që kanë shtetësi të dyfishtë për zgjedhjet parlamentare në Serbi që mbahen mw 17 dhjetor.

 

Ekzekutivi njoftoi se kjo kërkese nuk do të merret parasysh nga autoritetet, për faktin se qeveria e Kosovës ka kërkuar që për tw lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë edhe në Kosovë, duhet të ketë një marrëveshje të veçantë ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

 

Ky vendim eshte  mbeshtetur edhe nga  deputeti i PDK-se Hajdar Beqa.

 

DEPUTETI I PDK-SE

HAJDAR BEQA

“Në rrethanat pas 24 shtatorit, kemi pa komplotin që e ka organizuar Serbia, ku u vra polici (Afrim Bunjaku) dhe u plagosët policë të tjerë dhe që u sulmu integriteti i shtetit tonë, mendoj se nuk ia vlen as të diskutojmë, pasi nuk duhet të mbahen zgjedhjet e Serbisë në Kosovë. Nuk ka një bashkëpunim të mirëfilltë sa i përket mbajtjes zgjedhjeve ose jo”.

 

 

 

Nga ana tjeter  ish-kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor  Mazllum Baraliu ka deklaruar  se qëndrimi i institucioneve të Kosovës në këtë rast është parimor.

 

“Serbia duhet të kuptoj se tani më duhet të paktën në segmente të caktuara kur ka interesa, siç është rasti tash që iu duhen vota të qytetarëve serb në Kosovë, të respektoj kërkesën e qeverisë. Ajo nuk është asgjë më shumë apo më pak siç janë parimet dhe rregullat e të drejtës ndërkombëtare që kërkojnë respektimin e sovranitetit të një shteti”, 

 

Kjo  praktike eshte  lejuar nga autoritetet e Kosovës deri vitin e kaluar. Misioni i OSBE-së ka bërë të ditur se megjithatë, ai mbetet i gatshëm të mbështesë mbledhjen e votave, ashtu si ka vepruar edhe në rastet e mëparshme.

 

 

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.