Zgjerimi i BE në 2030? Gjipali: Deklaratë pozitive, por duhet dakordësia e 27 vendeve

Gledis Gjipali, drejtoti ekzekutiv i “Lëvizja Europiane” ishte këtë të mërkurë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania për të folur rreth propozimit të Charles Michel në Këshillin Europian, ku tha se vendet anëtare të BE-së deri në 2023 duhet të jenë të gatshme për zgjerim. Ai tha se Këshilli Europian ka për qëllim […]

Gusht 30, 2023 - 14:50
 0
Zgjerimi i BE në 2030? Gjipali: Deklaratë pozitive, por duhet dakordësia e 27 vendeve

Gledis Gjipali, drejtoti ekzekutiv i “Lëvizja Europiane” ishte këtë të mërkurë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania për të folur rreth propozimit të Charles Michel në Këshillin Europian, ku tha se vendet anëtare të BE-së deri në 2023 duhet të jenë të gatshme për zgjerim.

Ai tha se Këshilli Europian ka për qëllim që të gjitha vendet europiane të jenë pjesë e Bashkimit Europian por përpiqet të jetë i kujdeshëm që të marrë hapa kur të jetë i bindur se do të mbështetet nga vendet anëtare të BE-së.

Ai tha se data e dhënë nga Charles Michel Nuk është një datë zyrtare, pasi duhet të jenë dakord 27 vende por, gjithsesi sipas tij, është një e dhënë pozitive.

“Kemi në një anë komisionin europian që në një farë mënyrë përfaqëon të gjithë interesin e bashkimit europian dhe kemi Këshillin e Ministrave ku është edhe presidenti të cilët përfaqësojnë interesat e vendeve të tyre anëtare.

Me këtë rast komisioni europian edhe pse e shtyn vazhdimit përpara procesin e zgjerimit, në këtë rast caktimi i datave e vë atë para përgjegjësive të mëdhaja, të cilat të paktën në vitet e fundit janë kundërshtuar nga shtetet anëtare.

Pavarëssht dëshirës së komisionit europian kur shtetet anëtare thonë, jo, procesi nuk ecën dot më. Komisioni përpiqet të jetë i kujdesshëm dhe të marrë hapa kur të jetë i bindur që do të mbështet. Pavarësisht se qëllimin e ka që të gjitha vendet të anëtarësohen sepse është ai aparat burokratik që merret me procesin e zgjerimit”,-tha ai./f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.