“Zgjohuni nga hakmarrja dhe na trajtoni si njerëz!”. Thirrja e palestinezëve në OKB

Ministri i Jashtëm i Autoritetit Palestinez informoi Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara mbi atë që po ndodh në Rripin e Gazës, pas sulmit të Izraelit me bombardime dhe mësymje nga toka. “Zoti President, 2,3 milionë palestinezë në Gaza përballen me vdekjen çdo ditë e çdo natë. Shpëtojini ata, shpëtojini ata! Shihini […]

Tetor 31, 2023 - 11:25
 0
“Zgjohuni nga hakmarrja dhe na trajtoni si njerëz!”. Thirrja e palestinezëve në OKB

Ministri i Jashtëm i Autoritetit Palestinez informoi Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara mbi atë që po ndodh në Rripin e Gazës, pas sulmit të Izraelit me bombardime dhe mësymje nga toka.

“Zoti President, 2,3 milionë palestinezë në Gaza përballen me vdekjen çdo ditë e çdo natë. Shpëtojini ata, shpëtojini ata! Shihini si qenie njerëzore. Nuk mund të shihni vetëm njërën palë dhe të injoroni plotësisht këtë tragjedi njerëzore. Zgjohuni nga hakmarrja. Na shihni si qenie njerëzore. Shpëtojini! Kemi 2000 njerëz nën rrënoja. Na lejoni t’i gjejmë. Shpëtoni ata që ende mund të shpëtohen dhe varrosni me dinjitet ata që kanë vdekur”, tha Riyad al-Maliki.

Ai bëri thirrje për vendosjen e një armëpushimi të menjëhershëm, me qëllim ndihmën e civilëve. Al-Maliki i kërkoi Këshillit të Sigurimit që të përmbushë përgjegjësinë e tij dhe të ndalë kasaphanën, të cilën e quajti kërcënim për paqen dhe sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.