Zhduket prej 4 ditësh 24-vjeçari shqiptar në Rumani! Policia thirrje për ndihmë

Një 24-vjeçar me origjinë shqiptare, Geri Hoxha, është zhdukur pa gjurmë në qytetin Oradea, në veri-perëndim të Rumanisë. Policia njofton se 24-vjeçari doli nga banesa më 1 dhjetor dhe prej atij momenti ka humbur çdo kontakt me familjen e tij. Sipas detajeve që ka përshkruar policia ai është i gjatë rreth 1.80 m, peshë rreth […]

Dhjetor 5, 2023 - 10:22
 0
Zhduket prej 4 ditësh 24-vjeçari shqiptar në Rumani! Policia thirrje për ndihmë

Një 24-vjeçar me origjinë shqiptare, Geri Hoxha, është zhdukur pa gjurmë në qytetin Oradea, në veri-perëndim të Rumanisë.

Policia njofton se 24-vjeçari doli nga banesa më 1 dhjetor dhe prej atij momenti ka humbur çdo kontakt me familjen e tij.

Sipas detajeve që ka përshkruar policia ai është i gjatë rreth 1.80 m, peshë rreth 120 kg, fytyrë ovale, sy kafe dhe flokë të zinj. Nuk dihen detaje për veshjen e tij që kishte veshur në momentin kur doli nga shtëpia.

“Luten qytetarët që mund të japin ndonjë informacion për këtë person të kontaktojnë njësinë më të afërt të Policisë dhe të telefonojnë në numrin falas të telefonit 112! Mos harroni se çdo informacion mund të kthejë në familje një person të zhdukur!”, njoftojnë zyrtarët e policisë rumune.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.