Zhduket vajza e miliarderëve në SHBA

Vajza adoleshente e dy miliarderëve të njohur të Silicon Valley, 16-vjeçarja Mint Butterfield, është zhdukur nga shtëpia dhe policia thotë se ajo mund të ketë ikur në një nga lagjet më të rrezikshme të San Franciskos. 16-vjeçarja është vajza e kanadezit Stewart Butterfield, ish-CEO i Slack dhe ish-bashkëshortes së tij, miliarderes Caterina Fake, bashkëthemeluese e […]

Prill 26, 2024 - 14:20
 0
Zhduket vajza e miliarderëve në SHBA

Vajza adoleshente e dy miliarderëve të njohur të Silicon Valley, 16-vjeçarja Mint Butterfield, është zhdukur nga shtëpia dhe policia thotë se ajo mund të ketë ikur në një nga lagjet më të rrezikshme të San Franciskos.

16-vjeçarja është vajza e kanadezit Stewart Butterfield, ish-CEO i Slack dhe ish-bashkëshortes së tij, miliarderes Caterina Fake, bashkëthemeluese e Flickr.

Mint ka përdorur drogë në të kaluarën dhe frekuenton lagjen Tenderloin të San Franciskos, një zonë me krim të lartë, e lidhur shumë me botën e drogës.

Vajza u pa, për herë të fundit të dielën, në Bolinas rreth 30 milje nga Tenderloin. 16-vjeçarja ndjek një konvikt privat lokal dhe jeton me nënën e saj. Ka qenë gruaja që ka denoncuar zhdukjen e tij të hënën.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.