Zhvilloi 8 ndeshje me Kombëtaren, Federata e Ganës: Dwamena i shërbeu vendit tonë, ngushëllime familjes

Raphael Dwamena ndërroi jetë ditën e sotme, gjatë ndeshjes së kampionatit ndaj Partizanit. Sulmuesi i Egnatias ra pa ndjenja në fushë, gjatë zhvillimit të pjesës së parë. Dwamena, ka luajtur edhe për Ganën, ku në 8 ndeshje kishte shënuar 2 gola. Menjëherë pas lajmit të trishtë, Federata e këtij vendi ka bërë një postim në […]

Nëntor 11, 2023 - 18:18
 0
Zhvilloi 8 ndeshje me Kombëtaren, Federata e Ganës: Dwamena i shërbeu vendit tonë, ngushëllime familjes

Raphael Dwamena ndërroi jetë ditën e sotme, gjatë ndeshjes së kampionatit ndaj Partizanit. Sulmuesi i Egnatias ra pa ndjenja në fushë, gjatë zhvillimit të pjesës së parë.

Dwamena, ka luajtur edhe për Ganën, ku në 8 ndeshje kishte shënuar 2 gola. Menjëherë pas lajmit të trishtë, Federata e këtij vendi ka bërë një postim në rrjetet sociale.

“Federata e Futbollit të Ganës është e pikëlluar të dëgjojë për ndarjen nga jeta të ish-lojtarit tonë Rafael Dwamena dhe dëshirojmë t’i shprehim ngushëllimet tona më të thella familjes së tij në këtë moment të vështirë” – Shkruan Federata.

Presidenti i Federatës së Ganës, Simeon Okraku u shpreh: “Ai i shërbeu mirë vendit të tij dhe tregoi klas sa herë që përfaqësonte Ganën. Ky është një lajm i rëndë për t’u përtypur. Ngushëllimet  tona më të mira shkojnë për familjen në këtë moment. Zoti i Madhërishëm i dhëntë prehje të qetë”./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.