Zjarr masiv në Lushnjë/ Dhjetëra forca zjarrfikëse në luftë me flakët, Balla ndjek nga afër situatën

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka mbërritur në Lushnje për të parë nga afër situatën e krijuar nga një zjarri masiv që ka përfshirë pasditen e sotme kodrat me ullinj në fshatin Zhamë Sektor. Si pasojë e përhapjes së flakëve u dogjën sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj, bimësi dhe shkurre, duke rrezikuar edhe banesat. Dhjetëra […]

Shtator 5, 2023 - 21:57
 0
Zjarr masiv në Lushnjë/ Dhjetëra forca zjarrfikëse në luftë me flakët, Balla ndjek nga afër situatën

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka mbërritur në Lushnje për të parë nga afër situatën e krijuar nga një zjarri masiv që ka përfshirë pasditen e sotme kodrat me ullinj në fshatin Zhamë Sektor.

Si pasojë e përhapjes së flakëve u dogjën sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj, bimësi dhe shkurre, duke rrezikuar edhe banesat.

Dhjetëra forca zjarrfikëse, punonjës të Policisë dhe administratës së bashkisë janë të angazhuara prej më shumë 4 orësh për vendosjen në kontroll të zjarrit. Aktualisht flakët nuk rrezikojnë banesat përreth.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Lushnjë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Zham ka rënë zjarr, bënë të mundur identifikimin dhe shoqërimin në Komisariat të autorit të dyshuar të zjarrvënies.

Ndërkohë u shoqërua dhe po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore procedurale për shtetasin R. Z., 58 vjeç, i cili ka ndezur zjarr për të djegur mbeturinat dhe zjarri ka dalë jashtë kontrollit.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.