Zjarr masiv në parkun më të madh argëtues të Suedisë

Një zjarr shpërtheu në një park argëtimi në qytetin perëndimor suedez të Goteborgut të hënën. Fatmirësisht asnjë vizitor nuk ishte në parkun ujor “Oceana”, një shtesë

Shkurt 12, 2024 - 19:00
 0
Zjarr masiv në parkun më të madh argëtues të Suedisë

Një zjarr shpërtheu në një park argëtimi në qytetin perëndimor suedez të Goteborgut të hënën.

Fatmirësisht asnjë vizitor nuk ishte në parkun ujor “Oceana”, një shtesë e re në parkun argëtues Liseberg të Goteborgut, i cili ishte planifikuar të hapej më vonë këtë vit. Autoritetet nuk raportuan për të lënduar.

Por policia evakuoi një hotel dhe zyra të lidhura me Parkun, si dhe paralajmëroi familjet në zonë që të qëndronin brenda për shkak të tymit, i cili mund të shihej mbi qytet.

“Zjarri filloi në një nga lojërat me ujë jashtë ndërtesës dhe më pas u përhap në të gjithë ndërtesën”, thuhet në një deklaratë.

Liseberg, në qendër të qytetit Goteborg, u hap në vitin 1923 dhe është një destinacion popullor turistik me rreth 3 milionë vizitorë në vit./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.