Zjarr në avionin e nisur nga Bolonja, bën ulje emergjente

Një avion i nisur, paraditen e së premtes, nga aeroporti “Guglielmo Marconi” i Bolonjës në Itali dhe kishte si destinacion Charleroi në Belgjikë, është detyruar të bëjë ulje të detyruar në Luksemburg. Mediat italiane raportojnë se avioni ishte ngritur në fluturim rreth orës 10:00, ndërsa është ulur në Luksemburg pas 90 minutash. Nga të dhënat […]

Maj 31, 2024 - 15:35
 0
Zjarr në avionin e nisur nga Bolonja, bën ulje emergjente

Një avion i nisur, paraditen e së premtes, nga aeroporti “Guglielmo Marconi” i Bolonjës në Itali dhe kishte si destinacion Charleroi në Belgjikë, është detyruar të bëjë ulje të detyruar në Luksemburg.

Mediat italiane raportojnë se avioni ishte ngritur në fluturim rreth orës 10:00, ndërsa është ulur në Luksemburg pas 90 minutash.

Nga të dhënat e para, sipas mediave italiane, është raportuar se ka pasur zjarr në bord, por fatmirësisht askush nuk është lënduar. Pasagjerëve iu janë mundësuar autobusë për të mbërritur në destinacion.

Autoritetet kanë nisur një hetim për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.