Zjarr në pyjet e Pogradecit, dyshohet se është i qëllimshëm

Një zjarr masiv ka përfshirë kurorën me pyje kryesisht aishte të fshatit Niçë në njësinë Dardhas të Pogradecit. Sipas të dhënave zjarri i

Prill 3, 2024 - 22:55
 0
Zjarr në pyjet e Pogradecit, dyshohet se është i qëllimshëm

Një zjarr masiv ka përfshirë kurorën me pyje kryesisht aishte të fshatit Niçë në njësinë Dardhas të Pogradecit. Sipas të dhënave zjarri i cili dyshohet të jetë i qëllimshëm, ka rënë mbrëmjen e sotme duke u përhapur me shpejtësi si pasojë e pranisë së erës.

Pas marrjes së njoftimit në zonë kanë shkuar inspektorë të pyjores, zjarrfikës dhe banorë të fshatit të cilët po punojnë në kushte aspak të favorshme për izolimin dhe fikjen e flakëve.

Ky është rasti i dytë i zjarrvënies në zonat malore të Pogradecit pasi pak ditë më parë një tjetër zjarr u izolua dhe fik në pyjet e njësisë Velçan./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.