Zjarr te Urgjenca e re në QSUT, policia: Nuk ka të dëmtuar

Flakët e zjarrit kanë përfshirën Urgjencën e re. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:30 në katin -1. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike. Për fat të mirë është bërë në kohë evakuimi i stafit mjekësor dhe i pacientëve, duke mos marrë përmasa të rënda si ngjarje. Zjarri është fikur […]

Shkurt 11, 2024 - 09:13
 0
Zjarr te Urgjenca e re në QSUT, policia: Nuk ka të dëmtuar

Flakët e zjarrit kanë përfshirën Urgjencën e re. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:30 në katin -1. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike.

Për fat të mirë është bërë në kohë evakuimi i stafit mjekësor dhe i pacientëve, duke mos marrë përmasa të rënda si ngjarje. Zjarri është fikur dhe si pasojë e tij nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“Tiranë/Informacion paraprak. Më datë 11.02.2024, rreth orës 05:30, në Rrugën e Dibrës, dyshohet se si pasojë e një shkëndije, ka rënë zjarr në katin -1, te urgjenca e re. Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse, menjëherë kanë bërë evakuimin e stafit mjekësor dhe pacientëve.  Zjarri është fikur dhe si pasojë e tij nuk ka persona të dëmtuar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.