Zjarri del jashtë kontrollit në Fier, rrezikohen banesat pranë fshatit Hambar. Zjarrfikëset po përpiqen…!

Një vatër zjarri e rënë pranë fshatit Hambar në njësinë administrative Cakran, mbrëmjen e sotme, ka rrezikuar disa banesa. Sipas banorëve fillimisht zjarri është shfaqur në një sipërfaqe me shkurre dhe pemë në afërsi te lumit Vjosa, ndërkohë që është përhapur me shpejtësi i favorizuar nga era e fortë. Banorët tregojnë se një zjarr i […]

Shkurt 10, 2024 - 20:29
 0
Zjarri del jashtë kontrollit në Fier, rrezikohen banesat pranë fshatit Hambar. Zjarrfikëset po përpiqen…!

Një vatër zjarri e rënë pranë fshatit Hambar në njësinë administrative Cakran, mbrëmjen e sotme, ka rrezikuar disa banesa.

Sipas banorëve fillimisht zjarri është shfaqur në një sipërfaqe me shkurre dhe pemë në afërsi te lumit Vjosa, ndërkohë që është përhapur me shpejtësi i favorizuar nga era e fortë.

Banorët tregojnë se një zjarr i tillë nuk është hasur më parë në zonë teksa ka theksuar se janë frikësuar se tepërmi pasi flakët u afruan shumë pranë banesave. Po sipas tyre ka qenë ndërhyrja e shpejtë e shërbimit zjarrfikës, që ka bërë të mundur shmangien e rrezikut.

Ndërkohe sipas shefit të shërbimit zjarrfikës pranë bashkisë, Fier, Zija Hyka, tre mjete zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërkohë që ka theksuar se banesat pranë vatrës së zjarrit janë jashtë rrezikut./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.