Zjarri masiv në Laç, policia zbulon shkakun, zjarrvënësi vihet në pranga

Policia ka identifikuar dhe vënë në pranga auotrin e zjarrvënies të masivit pyjor në Laç. Në pranga ka rënë një 41-vjeçar, i cili

Gusht 22, 2023 - 18:07
 0
Zjarri masiv në Laç, policia zbulon shkakun, zjarrvënësi vihet në pranga

Policia ka identifikuar dhe vënë në pranga auotrin e zjarrvënies të masivit pyjor në Laç. Në pranga ka rënë një 41-vjeçar, i cili dyshohet se shkrumboi një një sipërfaqe masive me bimësi duke rrezikuar edhe banesat përreth.

 

Rezulton se  shkaku i rënies së zjarrit ishte djegia e disa mbeturinave nga 41-vjeçari. Situata mori përmasa alarmante, ndërsa autoritetet e cilësuan si vatrën më të vështirë të zjarrit në këtë sezon veror.

 

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, theksoi se autorët e zjarrvënieve do të ndëshkohen dhe për ta nuk do të ketë tolerancë.

 

Për fikjen e zjarrit raportohet të jenë angazhuar shërbimet policore të Kurbinit, Lezhës, forcat “Shqiponja” si dhe 4 grupe nga FNSH të ardhur në mbështetje.

 

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.