Zjarri në Greqi, më i madhi ndonjëherë në Europë

Greqia po përballet me zjarrin më të madh ndonjëherë në Evropë. Ai shpërtheu më shumë se njëmbëdhjetë ditë më parë në rajonin e

Gusht 30, 2023 - 09:43
 0
Zjarri në Greqi, më i madhi ndonjëherë në Europë

Greqia po përballet me zjarrin më të madh ndonjëherë në Evropë.

Ai shpërtheu më shumë se njëmbëdhjetë ditë më parë në rajonin e Aleksandoupolit dhe në pyllin e mbrojtur të Dadias, në kufirin greko-turk, dhe tashmë ka shkaktuar vdekjen e njëzet personave: 19 emigrantë, përfshirë dy fëmijë, dhe një bari që donte të shpëtonte kopenë e tij.

 

81 mijë hektarë tokë janë djegur. Qendra e Koordinimit të Reagimit Emergjent të Komisionit Evropian u mobilizua gjithashtu për të shuar flakët, duke dërguar 11 avionë zjarrfikës dhe një helikopter nga rezerva e rescEU, të stacionuar në 6 shtete anëtare. 

 Sipas autoriteteve greke zjarri është “jashtë kontrollit”. Komisioni Evropian ka njoftuar se gjashtë vende evropiane po kontribuojnë me gjashtë ekipe zjarrfikëse në terren përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së. Ky është operacioni më i madh ajror i shuarjes së zjarrit i regjistruar ndonjëherë në Bashkimin Evropian.

Ndërkohë, vendi po përjeton një valë racizmi ndaj emigrantëve, të akuzuar nga e djathta ekstreme si përgjegjëse për zjarret./Tgcom

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.