Zjarri në qendrën tregtare, mes të asfiksuarve ka edhe fëmijë. Dyshohet për 40 persona të bllokuar në banesat e tyre
Ka edhe fëmijë mes të asfiksuarve si pasojë e zjarrit të rënë në ndërtesën shumëkatëshe në Lushnje që nisi fillimisht në katet e qendrës tregtare Metropol dhe më pas u përhap në banesa. Nderkohe qe rreth 40 persona dyshohet se kanë mbetur të bllokuar në apartamentet e tyre në pallatin 12-katësh në Lushnje, i cili […]
Ka edhe fëmijë mes të asfiksuarve si pasojë e zjarrit të rënë në ndërtesën shumëkatëshe në Lushnje që nisi fillimisht në katet e qendrës tregtare Metropol dhe më pas u përhap në banesa.
Nderkohe qe rreth 40 persona dyshohet se kanë mbetur të bllokuar në apartamentet e tyre në pallatin 12-katësh në Lushnje, i cili është përshirë nga flakët mesditën e sotme.
Aktualisht forcat zjarrfikëse të qytetit, të mbështetura dhe nga shërbimi zjarrfikës i Tiranës, por vijojnë punën për shuarjen e flakëve dhe evakuimin e banorëve të pallatit.
Kujtojmë se zjarri fillimisht dyshohet se ka rënë në katin e tretë, i cili shërben si qendër tregtare, në një njëri që tregton këpucë, e më pas është përhapur në të gjithë qendrën.
Deri më tani nuk raportohet për viktima, ndërsa dhjetëra persona janë nisur drejt spitalit me shenja asfiksimi./m.j
What's Your Reaction?