Zjarri në qendrën tregtare në Lushnjë, banorja e pallatit: Zjarrfikësit erdhën pa ujë

Një nga banorët, banesa e së cilës u përfshi nga flakët në Lushnjë tha se zjarrfikësja nuk kishte ujë. Më tej ajo tha se tani nuk dinë se çfarë bëhet me shtëpitë e tyre. ‘Zjarrfikësja e Lushnjës që i raftë plasja nuk kishin u8jë dhe prisnin ato të Fierit. Ishim në banesë. Kemi dalë nëpër shkallë. […]

Dhjetor 26, 2023 - 09:56
 0
Zjarri në qendrën tregtare në Lushnjë, banorja e pallatit: Zjarrfikësit erdhën pa ujë

Një nga banorët, banesa e së cilës u përfshi nga flakët në Lushnjë tha se zjarrfikësja nuk kishte ujë. Më tej ajo tha se tani nuk dinë se çfarë bëhet me shtëpitë e tyre.

‘Zjarrfikësja e Lushnjës që i raftë plasja nuk kishin u8jë dhe prisnin ato të Fierit. Ishim në banesë. Kemi dalë nëpër shkallë. Çuni ka nxjerrë pleqtë në kurriz. Nëpër shkallë morëm çupën nusen. E kaluam natën te çuni i madh as nuk e dimë se çfarë do të bëhet. Asnjë gjë nuk kishte aty, as sistem alarmi asgjë. Shtëpia nuk jam kam idenë si është!’- tha banorja.

Xhezmi Metushi, shef zjarrfikëses Lushnjë, në një intervistë për mediat se 10 banorë rrezikuan jetën si dhe 3 punonjës të zjarrfikëses. Sipas Metushit ende nuk ka dalë shkaku pse ndodhi zjarri, ndërsa shtoi se vatra mund të jetë nisur nga kati i katërt në një dyqan këpucësh.

‘Shumë e vështirë. Është pallat shumë katësh. Kishim shumë vështirësi. Në si bashku u ngrit shteti në këmbë. Mbi 10 zjarrfikëse. Rreth 10 banorë rrezikuan jetën por i evokuam në kohë. 3 punonjës zjarrfikëse rrezikuan jetën. Akoma nuk ka dalë shkaku. Nuk bëjmë ne përllogaritje dëmesh. Mendojmë se mund të ketë ardhur nga kati i katërt. Ambientet e një dyqani këpucësh. Objekti ishte në flakë. Nuk ka asnjë vatër zjarri. Ua jap me garanci.’- tha Metushi.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.