Zjarri në qendrën tregtare në Lushnjë, Prokuroria regjistron procedim penal
Prokuroria e Fierit ka regjistruar procedimin penal për veprën penale “Shkatërrimi pronës me zjarr”, lidhur me flakët përfshin qendrën tregtare “Metropol Center”. Prokuroria
Prokuroria e Fierit ka regjistruar procedimin penal për veprën penale “Shkatërrimi pronës me zjarr”, lidhur me flakët përfshin qendrën tregtare “Metropol Center”. Prokuroria deklaron se ka kryer hetimet e para në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e zjarrit, për të cilin edhe ka regjistruar procedimin penal.
Ekspertë të fushës dhe grup oficerësh të policisë gjyqësore po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Me administrimin e akteve proceduriale dhe akteve të ekspertimit do të konkludohet mbi shkakun e rënies së zjarrit dhe vatrës fillestare”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Flakët që përfshin qendrën tregtare rrezikuan jetën e dhjetëra qytetarëve dhe punonjësve që ndodheshin në të, pjesa më e madhe e të cilëve u dërguan me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit./vizionplus.tv/
What's Your Reaction?