Zjarri në Shkodër, shkrumbohen 25 njësi tregtare! Flakët rrezikojnë edhe një shkollë

Si pasojë e zjarrit të përmasave të mëdha në tregun e rrobave të përdorura në Shkodër janë djegur 25 njësi tregtare dhe dy banesa të djegura. Raportohet se zjarri ka djegur totalisht një banesë tre katëshe,  ndërsa raportohet se rrezikohet edhe një shkollë që ndodhet pranë. Shkaqet e rënies së zjarrit ende nuk dihen, ndërsa […]

Qeshor 14, 2024 - 20:10
 0
Zjarri në Shkodër, shkrumbohen 25 njësi tregtare! Flakët rrezikojnë edhe një shkollë

Si pasojë e zjarrit të përmasave të mëdha në tregun e rrobave të përdorura në Shkodër janë djegur 25 njësi tregtare dhe dy banesa të djegura.

Raportohet se zjarri ka djegur totalisht një banesë tre katëshe,  ndërsa raportohet se rrezikohet edhe një shkollë që ndodhet pranë.

Shkaqet e rënies së zjarrit ende nuk dihen, ndërsa forca të shumta zjarrfikëse janë në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 18:55, në lagjen “Ndoc Mazi”, në një treg me rroba të përdorura ka rënë zjarr.

Zjarrfikësit së bashku me policinë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje.

Shërbimet e Policisë po bëjnë evakuimin e banorëve nga banesat që rrezikohen nga zjarri.

Zjarrfikësit po punojnë intensivisht për shuarjen e zjarrit”, thotë policia.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.