Zjarri në Shpirag; ndërhyrje nga mali dhe toka për të shuar flakët

Vijon ende operacioni për të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit në malin Shpirag.   50 trupa të forcave të armatosura, mjete si

Gusht 25, 2023 - 12:13
 0
Zjarri në Shpirag; ndërhyrje nga mali dhe toka për të shuar flakët

Vijon ende operacioni për të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit në malin Shpirag.

 

50 trupa të forcave të armatosura, mjete si dhe një helikopter Cougar janë në dispozicion për të menaxhuar situatën.

 

Flakët nisën të përhapen mbrëmjen e së enjtes dhe kanë përfshirë një hapësirë të konsiderueshme, ndihmuar nga erërat e forta si dhe temperaturat e larta.

 

Terreni i vështirë e ka ngadalësuar procesin pasi forcave zjarrfikëse iu është dashur të ecin në këmbë për të identifikuar origjinën e zjarreve dhe kanë përdorur mjete rrethanore për shuarjen e tyre.

 

Dyshohet se shkak është bërë një shkarkesë rrufeje në zonë, ndërsa situata tashmë është vënë nën kontroll.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.