Zjarri në tregun e rrobave të përdorura/Prefektja e Shkodrës: Nuk ka njerëz të lënduar

Prefektja e Shkodrës, Majlinda Angoni shprehet se është lokalizuar perimetri i zjarrit që ra në tregun e rrobave të përdorura në qytet. Në një prononcim për mediat, ajo u shpreh se nuk ka persona të lënduar por dëme materiale në disa banesa. “Një situatë e paprecedentë. Kjo tregon vështirësitë urbanistike për ndërhyrjen e emergjencave Civile. […]

Qeshor 14, 2024 - 22:15
 0
Zjarri në tregun e rrobave të përdorura/Prefektja e Shkodrës: Nuk ka njerëz të lënduar

Prefektja e Shkodrës, Majlinda Angoni shprehet se është lokalizuar perimetri i zjarrit që ra në tregun e rrobave të përdorura në qytet. Në një prononcim për mediat, ajo u shpreh se nuk ka persona të lënduar por dëme materiale në disa banesa.

“Një situatë e paprecedentë. Kjo tregon vështirësitë urbanistike për ndërhyrjen e emergjencave Civile. Falënderoj Zjarrfikëset nga Lezha, Malësi e Madhe, Vau i Dejës, Ulqini, të cilët në mënyrë të menjëhershme u paraqitën menjëherë. Në këtë moment janë nisur edhe helikopteri. Perimetri i zjarrit është lokalizuar ka mbetur një vatër qendrore.

Po përqendrojmë të gjitha forcat për izolimin sa më të shpejtë të tij. E rëndësishme është se humbje jete, plagosje njerëzish nuk kemi, kemi dëmtime materiale të disa banesave, por nuk është përcaktuar.” tha Angoni.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.