Zjarri në Urgjencë, reagon QSUT: Pacientët janë jashtë rrezikut, gjithçka është nën kontroll

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka reaguar lidhur me zjarrin që përfshiu godinën mëngjesin e kësaj të diele. Sipas QSUT, zjarri është vënë nën kontroll dhe nuk ka ka asnjë të dëmtuar. Ndërkohë, pacientët janë evakuuar në godine të tjera, aty ku ndodhen shërbimet e tjera të urgjencës në QSUT. “Nuk ka asnjë të dëmtuar […]

Shkurt 11, 2024 - 10:25
 0
Zjarri në Urgjencë, reagon QSUT: Pacientët janë jashtë rrezikut, gjithçka është nën kontroll

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka reaguar lidhur me zjarrin që përfshiu godinën mëngjesin e kësaj të diele. Sipas QSUT, zjarri është vënë nën kontroll dhe nuk ka ka asnjë të dëmtuar.

Ndërkohë, pacientët janë evakuuar në godine të tjera, aty ku ndodhen shërbimet e tjera të urgjencës në QSUT.

“Nuk ka asnjë të dëmtuar dhe pacientët janë të gjithë të akomoduar në godina të sigurta, ku janë shërbimet e tjera të urgjencës në QSUT.

Falë angazhimit të personelit mjekesor, mbështetës dhe atij zjarrëfikës situata është nën kontroll”, thuhet në njoftim.

Shkaqet e zjarrit janë ende nën hetim, teksa mësohet se bateritë e serverave kanë pasur probleme gjatë natës në katin -2.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.