Zjarri përfshin kullotat në Dropull/ Dëme të mëdha në kullota dhe pyjet e zonës, në ndihmë edhe zjarrëfikësit e Gjirokastrës

Një zjarr ka përfshirë kullotat e fshatit Likomil në Bashkinë Dropull. Flakët e zjarrit po bëjnë dëme të mëdha në kullota dhe në

Gusht 18, 2023 - 16:21
 0
Zjarri përfshin kullotat në Dropull/ Dëme të mëdha në kullota dhe pyjet e zonës, në ndihmë edhe zjarrëfikësit e Gjirokastrës

Një zjarr ka përfshirë kullotat e fshatit Likomil në Bashkinë Dropull. Flakët e zjarrit po bëjnë dëme të mëdha në kullota dhe në një pjesë të mirë të pyjeve të zonës.

 

Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrëfikëse të Dropullit të mbështetura edhe nga një pjesë e repartit të zjarrëfikësve të Gjirokastrës.

 

Zjarrëfikësit po punojnë me mjete të ndryshme për të shuar flakët të cilat po avancojnë në drejtim të zonës së banuar të mbështetura dhe nga era.

 

Deri më tani sipas zjarrëfikësve, është herët të thuhet se zjarri rrezikon banesat.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.